Shkopinjtë për vesh mund të shkaktojnë dëme serioze

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 14:28
Shkopinjtë për vesh mund të shkaktojnë dëme serioze

Dekada rresht mjekët paralajmërojnë në rrezikun e përdorimit të shkopinjve për veshë. Akademia amerikane për otorinolaringologji ka këshilluar njerëzit që të kenë kujdes në higjienë dhe të mos i pastrojnë veshët me shkopinj. Këshillat e publikuara në revistën amerikane të otorinolaringologjisë nuk përmbajnë shumë lajme, por një është e sigurt se në vesh nuk duhet vendosur gjë. Mjekët theksojnë se gjithçka që vendosim në vesh mund të bllokojnë kanalet e veshit, të dëmtohet timpani i veshit, që mund të shkaktojnë humbjen e dëgjimit, ushtimë në veshë, marramendje, si dhe simptoma të lëndimeve tjera të veshit.

Në prodhime qartë është treguar vizatimi që tregon se shkopinjtë nuk duhet shtyrë thellë në vesh, përkatësisht kanalin e veshit. Përdorimi i shkopinjve me mbushje pambuku mund ta shtyjnë edhe më thellë dyllin dhe kështu të dëmtohet timpani i veshit. Mjekët theksojnë se dylli e mbron brendësinë e veshit nga depërtimi i baktereve dhe pluhurit. Me përdorimin e shkopinjve të tillë, brendësia e veshit humb mbrojtjen natyrale, kështu që duhet pasur kujdes dhe të pastrohet vetëm pjesa e jashtme. 

(Kosova Sot Online)