Tinkturë kundër gripit dhe ftohjes

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 10:38
Tinkturë kundër gripit dhe ftohjes

Është koha që të armatoseni kundër gripit dhe të gatshëm ta prisni sezonin e ftohtë. Mbushni dollapët me çaj, mjaltë, limon, por përfshini edhe këtë tinkturë. Nga bimët ju nevojiten "ehinacea", rrënjën e sherbelës dhe trumzës. Nga alkooli mund të shtoni vodkë apo rakinë vendore.

Shtypni bimët dhe i vendosni në gotë, hidhni dy lugë plot me përzierjen e bimëve dhe i përzieni. Mbyllni gotën dhe e përzieni. E lini në vend të errët dhe të ftohtë për 3 javë. Pas tri javësh e kulloni. Mund të shtoni edhe pak mjaltë. Merrni nga disa pika në ditë.

(Kosova Sot Online)