Nëse dëshironi tru të shëndetshëm, hani vezë për kafjall

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 09:23
Nëse dëshironi tru të shëndetshëm, hani vezë për kafjall

Konsumimi i vezëve për kafjall nuk e rrit rrezikun për demencë, zbulon studimi i fundit. Në fakt, konsumimi i tyre në fakt forcon funksionimin e trurit, pohojnë shkencëtarët. Ushqimin e pasur me kolesterol shkencëtarët e kanë ndërlidhur me sulmet në zemër, shtypjen e lartë të gjakut dhe shtimin në peshë. Dihet fare mirë se gjendjet që dëmtojnë zemrën, arteriet ose qarkullimin e gjakut, të gjitha këto shtojnë rrezikun për sëmundjen e Alzheimer-it. Por, studimet kanë treguar se konsumimi i vezëve vetëm rrëshqitazi ndikon në nivelin e kolesterolit në gjak.

Ekspertët nga Finlanda kanë analizuar ushqimin e 2,497 meshkujve midis moshës 42 dhe 60, që nuk ishin diagnostikuar me çrregullime në kujtesë. Në studim, i publikuar te "American Journal of Clinical Nutrition", ata zbuluan se një e treta e tyre kishin gjenin "APOE4". Ky është rrezik i njohur për sëmundje kardiovaskulare dhe demencë. Autori i studimit, profesori Jyrki Virtanen, thotë: 'As kolesteroli e as konsumimi i vezëve nuk ndërlidhen me rrezik për demencë apo sëmundjen e Alzheimer-it".

(Kosova Sot Online)