Kivi, pema që rregullon tretjen dhe jo vetëm

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 11:14
Kivi, pema që rregullon tretjen dhe jo vetëm

Kivi ka një shije intensive, të lëngshme, është i pasur me antioksidues dhe përmban vitamina C, madje më shumë se portokajtë. Është burim për kalium, fibra, vitamina A dhe E. Kjo pemë jugore e forcon sistemin imun, rregullon shtypjen e gjakut dhe tretjen, ndihmon në shërimin e sëmundjeve respiratore, dhimbjet e kokës dhe stresin.

Me konsumim të rregullt të kivit ulni edhe nivelin e triglicerideve në gjak për 15 për qind. Pos kësaj, ndihmon edhe në shërimin e plagëve, në përkujdesjen e eshtrave. Kivi ka ndikim të fortë në traktin tretës. Shumë njerëz që kanë probleme me tretjen, simptomat më të shpeshta janë: Fryrje, dhimbje në stomak, vështirësi në zbrazjen e zorrëve, gazra, disponim jo i mirë.

(Kosova Sot Online)