Lëngu nga kanella dhe qumështi për fytin me dhimbje

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 12:36
Lëngu nga kanella dhe qumështi për fytin me dhimbje

Gjatë stinës së dimrit, shumica e njerëzve ballafaqohen me dhimbjet në fyt, por për fat të mirë ekzistojnë mënyra të ndryshme për të ndalur kollën. Në vend se të pini ilaçe dhe shurupe që prodhohen në mënyrë kimike, ju propozojmë ta provoni lëngun nga qumështi dhe kanella që ju lehtësojnë dhimbjet.

PËRBËRËSIT

 250 ml qumësht; - 2 qese sodë të bukës; - 1/2 e lugës kanellë; - 1 lugë sheqer. Së pari përzieni sodën e bukës, kanellën, e masës së fituar ia shtoni dhe qumështin. E hidhni në pllakë dhe prisni që qumështi të vlojë, duke e përzier gjatë gjithë kohës. Në fund shtoni pak sheqer dhe lëngun e ngrohtë e pini.

(Kosova Sot Online)