Më pak kripë për jetë më të gjatë

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 13:15
Më pak kripë për jetë më të gjatë

E keni menduar ndonjëherë se në cilat produkte dhe në çfarë sasi ka kripë, e për sa kemi nevojë? Ndoshta është momenti që t'i ndryshoni shprehitë që lidhen me njërën nga katër "vdekjet e bardha", sepse shkencëtarët britanikë kanë ardhur në përfundim që kripa shkakton varësi sikur edhe cigaret dhe drogat e rënda, sepse ndikon në mënyrë të njëjtë në qelizat e trurit. Studimi ka zbuluar që pas konsumimit të kripës, truri beson se e ka pranuar dozën e dëshiruar, madje edhe nëse fizikisht një gjë e tillë është e pamundur.

Përveç kësaj, ajo që ne e përdorim në të ushqyer, nuk ka kurrfarë lidhjeje me kripën burimore, natyrale. Bëhet fjalë për kristal të vdekur, që nuk ka rol tjetër në organizëm përveç dëmtimit të tij. Rezultat i konsumimit të tepërt është rritja e nivelit të lëngjeve në indin trupor, gjë që pasqyrohet edhe në peshë. Shkencëtarët pohojnë që nëse për kafjall keni ngrënë bukë nga mielli i bardhë me mish të përpunuar, keni konsumuar mjaftueshëm kripë për tërë ditën.

(Kosova Sot Online)