Seleni është ideal për femrat në menopauzë

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 14:11
Seleni është ideal për femrat në menopauzë

Seleni është një ndër antioksiduesit më të fortë, së bashku me vitaminat C dhe E dhe beta-karotinën, lufton kundër radikaleve të lira që marrin pjesë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe kancerit, kështu që luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit.

Gjithashtu, seleni e mbron imunitetin, përmirëson punën e pankreasit dhe ngadalëson dukshëm tharjen dhe plakjen e indit, më pas e mbron lëkurën dhe e bën elastike, ashtu edhe më rezistuese ndaj ndikimeve të jashtme dhe plakjes. Seleni ndikon pozitivisht në femrat në menopauzë sepse i zbutë valët e ngrohtësisë dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme. Sa u përket meshkujve, seleni përqendrohet në testikuj dhe luan rol të rëndësishëm në lëvizshmërinë e spermatozoideve. Burime të selenit janë arrat braziliane, peshku, guaskat, mëlçitë dhe farat e lulediellit. Mishi dhe vezët, gjithashtu, mund të sigurojnë sasi adekuate të selenit.

(Kosova Sot Online)