Bananet me "pika" shkatërrojnë qelizat e kancerit

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 12:59
Bananet me

S tudimet në Japoni kanë treguar se bananet me pika të zeza dikush edhe i quan të kalbura dhe janë të hatashme për shëndetin. Kur shfaqen pikat, ato janë të pasura me shumë antioksidues dhe minerale. Si të tilla, treten lehtë.

OFROJNË MBROJTJE NGA KANCERI

Bananet e tilla përmbajnë substancën "TNF" - faktor që shkatërron qelizat e kancerit. Konsumimi i bananeve të tilla ndikon shumë në parandalimin e kancerit.

SHËROJNË URTHIN

Bananet janë burim i shkëlqyeshëm për substancat natyrale që neutralizojnë thartirën e lukthit. Nëse keni problem me tretjen e ushqimit ose me urthin, hani banane për lehtësim të menjëhershëm.

RREGULLOJNË SHTYPJEN E GJAKUT

Në mënyrë që të keni shtypje optimale të gjakut, është e domosdoshme që niveli i kaliumit të jetë në nivel, e pikërisht bananet janë të pasura me këtë mineral. Po ashtu përmbajnë sasi të vogël me natrium që nxit rritjen e shtypjes së lartë të gjakut.

JENI MË PAK DEPRESIV

Bananet përmbajnë triptofan, aminoacid kyç i domosdoshëm për prodhimin e serotoninës, neurotransmetues që ofron qetësim, disponim dhe gjumë të mirë.

NËSE VUANI NGA KAPSLLËKU

Shkaku se janë të pasura me fibra, nëse vuani nga kapsllëku, atëherë përcaktohuni të hani bananet e tilla. Bananet janë ushqimi i duhur për përmirësimin e tretjes

(Kosova Sot Online)