Kujdes, mos e teproni me vitamina

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 14:41
Kujdes, mos e teproni me vitamina

Në botën e sotme, ndërgjegjësimi për ushqimin e shëndetshëm dhe marrjen e vitaminave është bërë shumë i rëndësishëm, por asnjëherë nuk e dimë se kur po e teprojmë.

Një rast i një pacienti me shenja dhe simptoma të rënda shëndetësore që përfshinte të vjella, të përziera, dhimbje barku, ngërçe në këmbë, tringëllimë në veshë, gojë të thatë, etje të shtuar, diarre dhe humbje të papritur të peshës – tregoi se ishte pasojë e marrjes së tepruar të vitaminës D përmes suplementeve.

 

Është e rëndësishme të theksohet se megjithëse helmimi me këtë vitaminë është i rrallë, ai mund të jetë pasojë e përdorimit të tepruar të suplementeve të saj D.

Drita e diellit është një burim natyral i vitaminës D, por marrja përmes suplementeve mund të shkaktojë toksicitet, i cili nuk ndodh natyrshëm përmes ekspozimit në diell.

Njëherësh, intoksikimi afatgjatë me vitaminë D mund të rezultojë në nivele të larta të kalciumit në gjak që mund të shkaktojnë dëmtime serioze të indeve dhe enëve të gjakut.

(Kosova Sot Online)