Ky pluhur i bardhë mund të shpëtojë jetë

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 11:12
Ky pluhur i bardhë mund të shpëtojë jetë

Rezultatet e publikuara në revistën "Clinical Journal of American Nephrology" kanë treguar se shtimi i sasisë së bikarbonatit mundet t'jua zgjatë jetën. Ekipi studiues ka vështruar se si ndryshimet e pH-së, dyoksidi i karbonit dhe bikarbonati, ndërlidheshin me jetëgjatësinë e personave të shëndetshëm, të vjetër. Ekspertët kishin analizuar të dhënat e 2.287 pjesëmarrësve në studim, studime këto që kishin filluar që nga viti 1997.

Soda e bikarbonatit është përgjegjëse për transportin e oksigjenit dhe më lehtë depërton oksigjeni nëpër inde, që do të thotë se e shton vlerën e pH-së. Është vërtetuar se acidet urinare shkaktojnë diabetin, sëmundjet e zemrës, sulmin në zemër, gurët në veshka. Sasinë e bikarbonatit në organizëm mund ta shtoni me ushqimin e pasur me pemë dhe perime dhe me sodë farmaceutike.

(Kosova Sot Online)