Çfarë ndodh nëse konsumoni ekstrakte të hudhrës?

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 11:36
Çfarë ndodh nëse konsumoni ekstrakte të hudhrës?

Matthew J. Budoff, shkencëtar në kompaninë "BioMed LA", thekson se studimi i fundit është fakt rreth përparësive të suplementeve të hudhrës, në "pakësimin e grumbullimit të pllakave në muret e arterieve dhe në parandalimin e formimit të atyre të reja, që mund të rezultojnë me sëmundje të zemrës". Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka njohur vetitë shëruese të hudhrës dhe konsideron se është një shtojcë e hatashme në ushqim, që lufton yndyrën në gjak, si dhe ndikon tek arteroskleroza.

Hudhra u sugjerohet atyre personave, që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut. Shkencëtarët kanë përcjellë gjendjen e 55 pacientëve, nga 40 deri 75 vjet, midis tyre kishte që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, të tjerët nga mbipesha, e të tjerët nga sëmundjet kardiovaskulare. Grupit të parë mjekët i kishin dhënë placebo, ndërsa të dytit i kishin dhënë ekstrakte të hudhrës. Ishte vërtetuar se ata që kishin marrë hudhër, për 80 për qind kishin pakësuar pllakat në arterie. Tash e një kohë të gjatë hudhra ka një reputacion prej një ilaçit natyral dhe shihet si parandalues nga sëmundje të shumta.

(Kosova Sot Online)