Kur hamë hudhër me mjaltë në bark të thatë

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 09:44
Kur hamë hudhër me mjaltë në bark të thatë

Njëra ndër perimet më të dobishme në botë, hudhra, gjendet në çdo kuzhinë. Sipas studimeve, hudhra është e dobishme sidomos për zemër, meqë ul shtypjen e lartë të gjakut dhe nivelin e lartë të kolesterolit. Hudhra konsumohet në forma të ndryshme, ku më së miri është që të konsumohet e freskët, meqë nëse hidhet në gjella që zihen, ajo i humb vetitë shëruese. Një metodë tjetër e konsumimit të hudhrës është duke e përzier atë me mjaltë. Grini 2-3 thelpinj hudhre dhe përzieni me 1 lugë mjaltë. Merreni këtë ilaç çdo ditë. Për shtatë ditë, ju do të ndiheni shumë më mirë dhe më të fortë.

PËRGATITJA E TONIKUT NGA HUDHRA

Përbërësit: Gjysmë qepe e grirë; 5 thelpinj të grirë të hudhrës; 2 speca të grirë djegës; 1 lugë xhenxhefil të grirë; Lëngu i një limoni; Uthull organike e mollës. Udhëzime: Merreni një kavanoz prej 350-500ml. Qiteni qepën e grirë trash, hudhrën, specat djegës dhe xhenxhefilin. Më pas shtojeni lëngun e limonit. Mbusheni kavanozin me uthull molle, duke lënë në fund të zbrazët rreth 1 cm. Mbylleni kavanozin. Toniku juaj është i gatshëm për përdorim.

(Kosova Sot Online)