Çaji i grurit mjekon sëmundje të rënda

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 09:59
Çaji i grurit mjekon sëmundje të rënda

Gruri, përpos që na shërben për ushqim, është një bimë e shëndetshme. Çaji i grurit është tepër efikas për mjekimin e artritit, reumës, e bile edhe disa llojeve të kancerit. Ai është i pasur me vitamina të kompleksit B, lufton viruset, kurse kokrrat e fërguara të grurit janë të dobishme për pastrimin e tërë organizmit.

Receta (sasia për 4 persona): 500 g grurë; 2 dl mjaltë. Përgatitja: Shpëlajeni grurin në ujë dhe lëreni të teret në një shami letre. Piqeni grurin, duke e përzier vazhdimisht me lugë të drunjtë, derisa kokrrat të fillojnë të kërcasin. Qitni në gjym dhe përvëloni me ujë. Vlojeni çajin për 25 minuta, në temperaturë të matur, hiqeni më pas gjymin nga zjarri dhe mbulojeni. Lëreni që të qëndrojë 5 minuta dhe, sipas dëshirës, shtoni mjaltë.

(Kosova Sot Online)