Pastrojeni zorrën tuaj të trashë nga mbetjet e ndryshme

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 11:51
Pastrojeni zorrën tuaj të trashë nga mbetjet e ndryshme

Pastrimi i zorrës së trashë njihet që nga Greqia antike. Nëpër zorrë kalojnë ushqime të ndryshme, të cilat nuk treten në tërësi. Por, aty ka edhe mukus dhe, mund të ketë edhe parazitë, kështu që pastrimi i tyre ka rëndësi të madhe. Toksinet që mblidhen në zorrë mund të shkaktojnë dhembje të kokës, lodhje, rënie të imunitetit, etj. Nëse vendosni që zorrën e trashë ta pastroni duke konsumuar pemë dhe perime, atëherë duhet të përcaktoheni për pemë dhe perime që përmbajnë shumë fibra dhe që janë të pasura me materie ushqyese. Për këtë shkak, mollët janë të përkryera për këtë qëllim. Edhe farat e lirit bëjnë punë të madhe, meqë përmbajnë fibra dhe zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë. Farat 'chia' më nuk janë vetëm ushqim për zogj, por edhe të dobishme për pastrimin e zorrës së trashë. Ja një recetë e dobishme.

PËRBËRËSIT: 1 mollë; 1 lugë mjaltë; 1 lugë farash 'chia'; 1 lugë farash të lirit; 1 filxhan ujë.

PËRGATITJA: Bashkoni të gjithë përbërësit, përpos farave 'chia'. Më pas përzieni këta përbërës me një gotë ujë. Shtoni farat 'chia' dhe përzieni derisa këto fara të fillojnë të zgjerohen, rreth 5 minuta. Pijeni dhe kënaquni.

(Kosova Sot Online)