Disa nga gabimet që duhen shmangur kur sëmureni me grip

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 14:49
Disa nga gabimet që duhen shmangur kur sëmureni me grip

Kur sëmuremi, dëshira për të shpëtuar prej saj është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt.

Në vijim është lista e gabimeve që duhet të shmangni kur jeni sëmurë:

E anashkaloni pushimin

 

Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut .

Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për t’u ndier më mirë.

I injoroni simptomat

Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet ta anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes.

Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do t’i shkurtojnë ato.

Hiqni dorë nga gjumi

Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës.

Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla.

Merrni antibiotikë

Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret, ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat.

Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme.

Për më tepër, ato shfaqen me efekte anësore, siç është diarreja në rastin më të mirë dhe rezistenca e trupit ndaj antibiotikut në rastin më të keq.

Nuk pini mjaftueshëm lëngje

Trupi kur është i sëmurë ka nevojë për më shumë lëngje, jo vetëm për t’u hidratuar, por edhe për t’i çliruar rrugët e frymëmarrjes.

Pini sa më shumë çaje dhe hani supë pule rregullisht sa herë që të jeni të ftohur ose me grip.

(Kosova Sot Online)