Pija që e pastron shpejt organizmin

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 10:23
Pija që e pastron shpejt organizmin

Nëse keni xhenxhefil në shtëpi, atëherë mëlçia juaj do t'ju falënderojë. Përveç që ndikon pozitivisht në humor dhe e zbut efektin e stresit, xhenxhefili është një melhem i vërtetë për lukth dhe zorrë, e njihet edhe si ilaç kundër ftohjes dhe gripit, mundimit, përmirëson qarkullimin dhe e forcon imunitetin.

Me pirjen e çajit nga xhenxhefili do ta pastroni organizmin nga helmet. Përbërësit për pijen freskuese dhe shëruese: 4 filxhanë me ujë, 2 pjesë të rrënjës së freskët të xhenxhefilit ( me trashësi prej rreth 5 centimetra). Nëse dëshironi mund t'ia shtoni pak mjaltë ose një fetë limoni. Qërojeni rrënjën e xhenxhefilit dhe e preni në feta të holla. Qiteni xhenxhefilin në ujë të valë dhe e zini në temperaturë të ulët për 15-20 minuta. Më pas e filtroni çajin dhe ia shtoni mjaltin dhe limonin sipas dëshirës.

(Kosova Sot Online)