Kërpudhat parandalojnë kancerin e qafës së mitrës

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 12:40
Kërpudhat parandalojnë kancerin e qafës së mitrës

Të gjithë e dinë që kërpudhat janë shtesë e shijshme dhe me pak kalori për specialitete të ndryshme, por tani një hulumtim i ri sugjeron që ato gjithashtu mund ta luftojnë kancerin. Një ekstrakt nga një kërpudhë japoneze shkatërron virusin që transmetohet seksualisht HPV-në (Human Papilloma Virus), i cili mundet ta shkaktojë kancerin e qafës së mitrës.

Ky virus është i shpeshtë dhe shumë ngjitës, ndërsa e prek lëkurën dhe muret e lagëta të membranës së organizmit, për shembull, në qafë të mitrës, gojë dhe fyt. Më se tri të katërtat e femrave infektohen me virus gjatë jetës së tyre dhe disa lloje mund ta shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës. Por, studimi amerikan ka zbuluar ekstraktin që gjendet në kërpudhat e llojit 'shiitake', i cili mund të luajë rol në parandalimin e llojeve të kancerit të lidhura me HPV-në. Në një studim të bërë në minj, ekstrakti AHCC ka çuar deri te çrrënjosja e HPVsë brenda 90 ditësh.

(Kosova Sot Online)