A e keni ditur që akullorja është e mbushur me vitamina?

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 14:29
A e keni ditur që akullorja është e mbushur me vitamina?

Pa marrë parasysh se cilën shije të akullores e preferoni, nuk ka nevojë që t'ju brejë ndërgjegjja për shkak të kalorive, sepse akullorja në fakt është shumë e shëndetshme! Personat e rritur kanë nevojë për rreth 1.000 miligramë kalcium në ditë, ndërsa fëmijët dhe shtatzënat kanë nevojë për një sasi dukshëm më të madhe të këtij minerali esencial. Duke e ditur që shumica e akulloreve në bazë kanë qumësht, jogurt, ose ajkë të ëmbël, në të cilat përveç kalciumit ka vitaminë A dhe vitamina të grupit B, nuk ka nevojë që të përmbaheni nga konsumimi i tyre.

Gjithashtu, kombinimi i qumështit dhe sheqerit na ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore, ndërsa është mirë që të konsumohet e ftohur në minus 6 gradë të celsiusit, sepse në atë temperaturë gjasat janë më të ulëtat që akullorja të bëhet armike e linjës sonë. Duke u varur nga shija, në ëmbëlsirën e akullt mund të ketë edhe vitamina dhe antioksidues të tjerë. Shembull i mirë janë pemët e ngrira të papërpunuara, kakaoja dhe kokrrat e kafesë.

(Kosova Sot Online)