Iaçi i ri kundër astmës

  • E.K /
  • 16 September 2023 - 11:02
Iaçi i ri kundër astmës

Agjencia amerikane për ilaçe dhe ushqime, jo fort moti ka miratuar ilaçin "arnuity ellipta", lloj i asteroidit, që merret në formë të pluhurit, që parandalon simptomat e astmës te personat më të moshuar se 12 vjeç. Ilaçi ishte testuar në më shumë se 3.600 persona me astmë, dhe ishte treguar si i suksesshëm dhe kishte efekte pozitive te pacientët.

Efektet e padëshiruara ishin vërejtur te 5 për qind e përdoruesve. "Arnuity ellipta" parandalon sulmet e astmës, por nuk ndihmon kur sulmi është në proces, kështu që edhe më tutje duhet të përdorni inhalatorët që zvogëlojnë simptomat e astmës. Prodhuesit e këtij ilaçi pohojnë se këtë ilaç nuk guxojnë ta përdorin personat që vuajnë nga alergjitë serioze nga qumështi dhe prodhimet e qumështit.

(Kosova Sot Online)