Cilat janë simptomat e 'syrit të thatë'?

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 09:19
Cilat janë simptomat e 'syrit të thatë'?

Kruarja, dhimbja, skuqja e syve si dhe vështirësitë në të lexuar, mund të jenë simptoma të asaj që njihet si “syri i thatë”.

Ky është një problem i zakonshëm, i cili shkaktohet atëherë kur sytë nuk prodhojnë mjaftueshëm lot.

 

Kjo mund të ndodh nga lodhja e syve, nga ndotja si dhe nga ajri që lëshon kondicioneri.

Simptomat e tjera mund të jenë dhimbja e kokës, ndjeshmëri ndaj dritë si dhe trubullimi në të shikuar.

(Kosova Sot Online)