Shfrytëzojini vetitë shëruese të mjedrave

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 12:43
Shfrytëzojini vetitë shëruese të mjedrave

S tudimet e deritanishme kanë vërtetuar se mjedrat kanë fuqi të madhe si një antioksidues dhe marrin pjesë në parandalimin e shumë sëmundjeve.

NGADALËSOJNË PLAKJEN

Mjedrat janë burim i mirë për antioksidues dhe zvogëlojnë sasinë e radikalëve të lirë dhe marrin pjesë në parandalimin e plakjes së parakohshme.

PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN E ZEMRËS

Një studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën "Scientific Reports", ka treguar se mjedrat kanë ndikim të hatashëm kundër inflamacioneve dhe zvogëlojnë rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, sulmin në zemër dhe në tru. Përmirësojnë edhe qarkullimin e gjakut.

NXITIN HUMBJEN NË PESHË

Mjedrat janë të pasura me fitonutriente që përshpejtojnë metabolizmin. Kur ekspertët e kanë krahasuar ndikimin e mjedrave me ushqimet e tjera (xhenxhefil, hudhër dhe agrume), kanë konstatuar se mjedrat nxitin shkrirjen e indit dhjamor dhe shtojnë shkrirjen e kalorive.

RREGULLOJNË NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK

Edhe pse janë të ëmbla, mjedrat kanë indeks të ulët glikemik. Janë burim i mirë për fibra dhe nuk ndryshojnë shpejt sasinë e sheqerit në gjak.

(Kosova Sot Online)