Boronicat skandinave frenojnë efektet e ushqimit të yndyrshëm

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 14:28
Boronicat skandinave frenojnë efektet e ushqimit të yndyrshëm

Të gjithë ëndërrojnë që të jenë në gjendje që të hanë çokollatë dhe picë gjatë tërë ditës pa shtuar peshë. Tani duket se shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të thjeshtë për ta shndërruar këtë ëndërr në realitet. Shkencëtarët në Suedi kanë zbuluar që boronicat mund ta parandalojnë shtimin e peshës te njerëzit që konsumojnë shumë yndyrë.

 

Hulumtuesit nga Universiteti i Lundit zbuluan që boronicat pothuajse krejtësisht e kanë parandaluar shtimin e peshës te minjtë që janë ushqyer me ushqim me yndyrë. Ata zbuluan që boronicat e Skandinavisë, gjithashtu ulin nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak. Megjithatë, rezultatet e tyre zbuluan që edhe super-ferra akai mundet të çojë drejt shtimit të peshës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ekipi hulumtues e bëri studimin duke përdorur një lloj miu që grumbullon lehtë dhjamin dhe, për këtë arsye, mund të konsiderohet si model për njerëzit që kanë peshë të tepërt dhe që rrezikohen nga diabeti. 

(Kosova Sot Online)