Hulumtuesit zbulojnë mutacione gjenetike që lidhen me skizofreninë

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 14:32
Hulumtuesit zbulojnë mutacione gjenetike që lidhen me skizofreninë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga skizofrenia vuajnë rreth 24 milionë njerëz në botë. Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton sëmundjen, por një ekip ndërkombëtar i hulumtuesve, i udhëhequr nga Universiteti i Kardifit në Britani, ka zbuluar mutacione të reja gjenetike që mund të ofrojnë më shumë informata në lidhje me çrregullimin.

 

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar para pak kohësh në zhurnalin 'Nature'. Skizofrenia është një gjendje e rëndë e bën që personi që përjetojë halucinacione, iluzione, procese jonormale të të menduarit, e madje edhe lëvizje të pakontrolluara të trupit. Hulumtuesit kanë zbuluar mutacionet "de novo". Këto janë ndryshime në gjene, të cilat janë të pranishme në individët me skizofreni, por jo te prindërit e tyre. Ekipi ka zbuluar që këto mutacione luajnë rol në nxitjen e skizofrenisë. Për më tepër, mutacionet me qëllim pengojnë grupet e proteinave në tru, të cilat lidhen me rregullimin e forcës së lidhjes mes qelizave nervore, zhvillimit të trurit, mësimit, memories dhe njohjes.

(Kosova Sot Online)