A pini ujë gjatë ngrënies?

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 14:35
A pini ujë gjatë ngrënies?

Uji është i nevojshëm për shëndetin tonë, ndihmon tretjen, hidraton lëkurën, nxit humbjen e peshës dhe jep energji. Rekomandohet të pini të paktën dy litra ujë në ditë. Por nuk duhet bërë gjatë ngrënies. 

Dhe nëse jeni një nga ata njerëz që nuk ulen në tavolinë derisa të sjellin një gotë me ujë, lëng ose ndonjë pije tjetër, duhet ta hiqni atë zakon sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Ekspertët thonë se uji i kombinuar me ushqimin gjatë vakteve mund të hollojë enzimat e tretjes që janë të nevojshme për tretjen dhe kështu të çojë në tretje të dobët dhe kapsllëk. 

Mund të shkaktojë gjithashtu rritje të niveleve të insulinës dhe sa më shumë insulinë të lëshohet në qarkullimin e gjakut, aq më të mëdha janë shanset për ruajtjen e yndyrës në trup dhe obezitetin, thonë ekspertët. Ata këshillojnë  që të mos pini ujë gjysmë ore para vaktit dhe një orë pas vaktit. Dhe nëse vërtet duhet ta pini gjatë një vakti për ta bërë më të lehtë gëlltitjen e kafshimeve, bëjeni me gllënjka.

(Kosova Sot Online)