Kafeina para ushtrimeve ndikon në shkrirjen e më shumë kalorive

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 09:47
Kafeina para ushtrimeve ndikon në shkrirjen e më shumë kalorive

Ju e dini se puna me ushtrimet trupore djeg disa nga kaloritë, por ajo çfarë pini para ushtrimeve po ashtu mundet të ndikojë në djegien e ekstra kalorive edhe pas ushtrimeve. Në bazë të hulumtimit të fundit, që ishte publikuar në 'International Journal of Sport Nutrition and Exercise Metabolism', konsumimi i kafesë (apo ndonjë tjetër lloj i pijes që përmban kafeinë) një orë para se t'i filloni ushtrimet për 15 për qind më shumë djeg kaloritë.

Ja pse ndodh kjo: Kafeina është stimulues natyral që mundet ta rrisë sistemin tuaj respirator, ta përshpejtojë metabolizmin tuaj, si dhe ta shtojë nivelin e adrenalinës në gjakrrjedhjen tuaj. Megjithëse studiuesit tashmë kanë vërtetuar se nëse konsumoni diçka para ushtrimeve kjo do të ndikojë që të keni ushtrime më të gjata dhe më të forta se sa që bëni normalisht, studiuesit në këtë hulumtim kanë zbuluar se përfitimet nga shkrirja e kalorive me anë të kafeinës mund të zgjasin edhe tri orë, pasi që keni ndërprerë ushtrimet. Studiuesit në Spanjë kishin hulumtuar 12 meshkuj dhe femra, të cilëve para ushtrimeve u ishte dhënë kafeinë dhe placebo.

(Kosova Sot Online)