Lakërishta, ushqimi më i shëndetshëm në botë

  • E.K /
  • 20 September 2023 - 09:59
Lakërishta, ushqimi më i shëndetshëm në botë

Hulumtimet ndërkombëtare këtë bimë të gjelbër e kanë shpallur si perimen më të shëndetshme në botë. Kohëve të fundit, ushqimi më i shëndetshëm është imperativ, por tashmë ekspertët kanë treguar se cila prej ushqimeve meriton vendin e parë

BËHET FJALË PËR LAKËRISHTËN

Hulumtimi ndërkombëtar, që ka përfunduar këtyre ditëve, ka vërtetuar se lakërishta është përplot me nutriente dhe si të tillë mund ta shtoni në ushqimin tuaj. Mund ta hani me sallatë, si shtesë në sandviç dhe të bëni supë.

PSE ËSHTË KAQ E VEÇANTË?

Nutricistët thonë se është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, kalciumit, kaliumit, pastaj është e pasur me vitamina A, K dhe C, si dhe është e pasur me fitokemikalet të cilat organizmit i ofrojnë mbrojtje nga sëmundjet e zemrës, kancerit si dhe sëmundjet e tjera gjeneruese.

(Kosova Sot Online)