Ja si të njihni një atak të heshtur në zemër

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 14:55
Ja si të njihni një atak të heshtur në zemër

Ndoshta edhe nuk mund ta besojmë këtë, por sipas hulumtimeve amerikane, gati gjysma e të gjitha sulmeve në zemër ndodhin pa u vënë re.

Kur dikush nuk e vëren se ka një atak në zemër, quhet atak i heshtur në zemër. Pas një sulmi të këtillë, ju keni tre herë më shumë gjasa të vdisni nga dështimi i zemrës ose probleme të tjera shëndetësore.

 

Pra, edhe pse vështirë se e vëreni, është padyshim e rrezikshme!

Këto janë sinjalet që do t’ju ndihmojnë të dalloni një atak të heshtur në zemër.

Tingëllon e paimagjinueshme, por është e mundur që të mos vëreni një atak në zemër kur jeni duke kaluar një të tillë. Ndoshta ndiheni pak më të lodhur se zakonisht, ose po përjetoni palpitacione ose djersitje të tepërt, por këto mund të jenë gjithashtu simptoma të diçkaje krejtësisht tjetër, natyrisht. Për shembull, këto janë gjithashtu simptoma shumë të zakonshme të menopauzës. Për shkak të kësaj, shumë gra dhe mjekë nuk do të mendojnë menjëherë për sëmundjet e zemrës në këto raste.

Kjo u tregua në një studim amerikan, i cili u botua në “Circulation”, revista e lidhur me “Shoqatën Amerikane të Zemrës”.

Pas një ataku të heshtur në zemër, i cili ndodh më shpesh tek gratë sesa tek burrat, ju rrezikoheni më shumë për të vdekur nga dështimi i zemrës ose nga komplikimet e shtuara.

Vetëm një EKG mund të tregojë nëse keni pasur ndonjëherë një atak në zemër. Kjo është arsyeja pse gjinekologët këshillojnë gratë mbi 50 vjeç që të kontrollojnë kolesterolin, presionin e gjakut dhe sheqerin në gjak çdo disa vjet.

Pas menopauzës, trupi juaj prodhon gjithnjë e më pak hormon estrogjen. Më pak estrogjen është i barabartë me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, si sulmi në zemër.

Simptoma më e zakonshme e një sulmi në zemër është një ndjesi presioni ose shtrëngimi në gjoks, i cili:

mund të udhëtojë në pjesën e sipërme të krahëve, qafës, shpinës, nofullës dhe stomakut
zgjat më shumë se pesë minuta, edhe nëse jeni duke pushuar
mund të vijnë bashkë me djersitje, të vjella ose të përziera

Simptomat e mëposhtme janë gjithashtu të zakonshme:

Dhimbje në (pjesën e sipërme) bark, nofull, shpinë ose qafë
Dhimbje midis teheve të shpatullave
Frymëmarrje e shkurtër
Lodhje ekstreme
Marramendje
Ndjenjë shqetësimi, ankthi, frymëmarrje e shpejtë
Nauze ose të vjella

(Kosova Sot Online)