Qershitë për detoksim

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 10:14
Qershitë për detoksim

Të lëngshme, të ëmbla, të pasura me vitamina C, A dhe E, të kuqe dhe të verdha, qershitë janë të mira për sy dhe stomak, e shkaku se kanë vlera të larta ushqyese mjekët i sugjerojnë në sasi të pakufizuara, sepse e pastrojnë trupin prej helmeve dhe nuk e irritojnë lukthin. Janë zgjidhje e përsosur për minerale, të cilat në kombinim me kalcium ruajnë shëndetin e eshtrave dhe dendësinë e tyre.

Është vërtetuar se kjo pemë e shijshme ndikon mirë edhe në sistemin nervor, e një studim amerikan ka vërtetuar se arma e tyre përmirëson përqendrimin dhe produktivitetin në punë për rreth 25 për qind. Falë pasurisë me melatoninë, qershitë sugjerohen edhe si ushqim për gjumë të mirë. Pos kësaj, e mbrojnë organizmin prej infeksioneve, e si burim i vërtetë për antioksidues ngadalësojnë efektin e radikalëve të lirë, shkaktarët e plakjes. Mos i konsumoni para drekës sepse mund ta ngadalësojnë sekretimin e lëngjeve të lukthit që e stimulojnë metabolizmin. Me rëndësi është të thuhet se pas konsumimit të tyre nuk duhet konsumuar ujë, e kurrsesi alkool apo birrë.

(Kosova Sot Online)