Provojeni ushqimin që ju qetëson

  • E.K /
  • 21 September 2023 - 12:36
 Provojeni ushqimin që ju qetëson

Ekzistojnë tableta për qetësim, por më mirë duhet zgjedhur ushqimin me efekt qetësues. Ja cilat ushqime kanë ndikim emocional dhe ju mundësojnë që të qetë ta mposhtni një ditë të keqe.

PURE NGA PATATET

Nuk ju sugjerojmë "pommes frittes", sepse janë përplot me vaj, por pureja është e shijshme dhe mund t'ju ndihmojë që të ndiheni më mirë. Patatet përmbajnë krom që shtojnë sasinë e serotoninës në tru. Serotonina është ndjenjë e lumturisë.

AVOKADO

Pos se një "smoothie" e bëjnë më të trashë, sallatat më të shijshme, avokado është burim i shkëlqyeshëm për acid folik, që pakësojnë ndjenjën e lodhjes.

PJEPRI

Shfrytëzojeni sezonin e tyre. Është e pasur me kalium, që shtypjen e gjakut e bën më stabil. Edhe një arsye tjetër për një rriskë pjepër - është e pasur me fibra që kujdesen për tretje të rregullt.

PORTOKAJTË

Vitamina C është treguar si ndihmë njerëzve që vuajnë nga stresi, sidomos në disa situata kur gjendeni para një provimi apo ndonjë paraqitjeje të rëndësishme. Pos portokajve, me këtë vitaminë janë të pasura edhe boronicat dhe dredhëzat.

SHPARGUJT

Fuqia qetësuese e vitaminave B ju bën të ndiheni mjaftueshëm "cool", që të mos shkoni në zyrën e shefit dhe të jepni dorëheqje, që ju ka dhënë (përsëri), punë shtesë. KIVI Nuk mund të flini? Atëherë qëroni dhe hani një kivi, sepse shton nivelin e serotoninës që përmirëson cilësinë e gjumit.

DRITHËRAT

Drithërat kujdesen për sekretimin e insulinës. Zgjedhja e duhur dhe e shkëlqyeshme për kafjall janë flluskat ose buka integrale e thekur.

DJATHI

Edhe një recetë për gjumë të qetë: para gjumit hani një rriskë djathë: kalciumi ndihmon në shfrytëzimin e triptofanit - aminoacid që përmban prodhime të qumështit që ndihmon në prodhimin e melatoninës - hormon që ndihmon në flemë.

(Kosova Sot Online)