Krundet janë ilaçi më i mirë për tretje

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 11:17
Krundet janë ilaçi më i mirë për tretje

Krundet e grurit janë ushqim i shijshëm dhe kualitativ. Janë të pasura me fibra, celulozë, hekur, fosfor, magnez dhe vitamina.

PËRPARËSITË NË USHQIM

Krundet e grurit përmbajnë 43 deri 44 për qind të fibrave bimore, më së shumti celulozë. Fibrat dietale duhet të jenë pjesë përbërëse e ushqimit sepse dhurojnë efekte të dobishme për shëndetin, si: • Normalizojnë punën dhe shëndetin e zorrëve, janë të dobishme për lukth dhe të mira për tretje; • Ndihmojnë kundër kapsllëkut, përshpejtojnë metabolizmin; • Zvogëlojnë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak; • Janë të dobishme në luftën kundër urthit dhe kundër thartirës; • Ofrojnë ngopje dhe janë të dobishme për humbje në peshë dhe mbajtjen e peshës aktuale.

PËRPARËSITË SHËNDETËSORE

Ushqimi i pasur me krunde nga gruri është i pasur me fibra, ndihmon në luftimin e gurëve në lukth, shton ndjeshmërinë në insulinë dhe ulë nivelin e triglicerideve në gjak.

ZVOGËLON RREZIKUN NGA KANCERI

Krundet ndikojnë mirë edhe te inflamacionet e zorrës së trashë. Ushqimi i pasur po ashtu do ta zvogëlojë rrezikun nga shfaqja e kancerit të gjirit. Shujtat e pasura me krunde po ashtu ndihmojnë femrat në menopauzë, ndihmojnë ato që vuajnë nga kolesterolit i lartë, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.

(Kosova Sot Online)