Ja pse vitamina D dhe fibrat janë dy ushqyes të rëndësishëm

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 09:34
Ja pse vitamina D dhe fibrat janë dy ushqyes të rëndësishëm

Vitamina D dhe fibrat janë dy ushqyes të rëndësishëm, mungesa e të cilave shkakton një sërë problemesh në organizëm, përfshirë këtu fryrjen dhe gazrat në stomak.

Ajo çfarë hamë transformohet dhe shpërbëhet nga enzimat dhe bakteret në sistemin tretës.

Nënproduktet e ushqimeve që hamë rrisin përmbajtjen e ujit në stomak, përthithin shumë lëngje dhe na bëjnë të ndihemi të fryrë.

"Sindroma e Zorrës së Irrituar" është shkaktarja kryesore e fryrjes dhe gazrave, që shkakton gjithashtu edhe konstipacion apo diare.

Këshillat më praktike për të pakësuar fryrjen dhe gazrat është ngrënia e vakteve të vogla gjatë ditës, shmangia e pijeve të gazuara dhe ushqimeve që nxisin gazra siç janë fasulet, brokoli, lulelakra dhe produktet e bulmetit.

Vitamina D

Studimet tregojnë se mungesat e vitaminës D janë më të theksuara tek njerëzit që vuajnë nga problemet e lartpërmendura.

Sipas ekspertëve, suplementët e vitaminës D, mund të përmirësojnë ndjeshëm  simptomat e problemeve të aparatit tretës dhe rrjedhimisht cilësinë e jetës së një personi që vuan nga këto probleme.

Kjo vitaminë gjendet tek vezët, kërpudhat, salmoni dhe sardelet.

Fibra

Tek disa njerëz, sasi tepër të larta të fibrës janë përgjegjëse për gazrat dhe fryrjen.

Nga ana tjetër, mungesa e fibrës ose sasi të papërshtatshme të saj, mund të shkaktojnë shqetësime në stomak.

Pra, nëse ndiheni të fryrë, jo domosdoshmërisht duhet të rrisni sasinë e fibrës në organizëm.

Të gjitha këto lëvizje duhen bërë vetëm nëpërmjet një udhërrëfyesi të përpiluar qartë nga një mjek apo dietolog.

Ushqimet më të pasura me fibër janë drithërat e plotë, arrorët, farat, frutat, perimet dhe bishtajoret.

(Kosova Sot Online)