Ilaç efikas për lënien e duhanit

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 12:40
Ilaç efikas për lënien e duhanit

Nëse doni që ta lini pirjen e duhanit, atëherë bima me emrin stevia është aleati më i mirë që mund ta keni. Përpos që do t'kua mundësojë lënien e këtij vesi të keq, stevia do t'ju ndihmojë edhe që të mos shtoni në peshë. Receta për lënien e duhanit është shumë e thjeshtë: gjethet e bimës stevia i vendosni midis dhëmbëve dhe faqeve (nëse nuk keni gjethe, bën edhe pluhur).

Në këtë mënyrë gradualisht vjen deri te zvogëlimi i dëshirës për të pirë duhan. Kur t'ju vijë dëshira për ta ndezur një cigare, pijeni një çaj nga stevia. Efekti është i njëjtë, nëse jo edhe më i mirë. Stevia është e dobishme edhe për ata që duan të humbin kilet e tepërta. Nuk ka kalori, e zvogëlon apetitin dhe dëshirën për ushqime të ëmbla. Përdoreni stevian në vend të sheqerit, te ëmbëlsirat, apo çaji. Sikur kjo të mos mjaftonte, është parë që stevia është e dobishme edhe kundër shtypjes së lartë të gjakut, sheqerit të lartë në gjak, kundër ftohjes dhe gripit, etj.

(Kosova Sot Online)