Vaji i ullirit kundër të thatit dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 10:49
Vaji i ullirit kundër të thatit dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve

Kur të blini vajin e ullirit, detyrimisht shikoni në etiketë nëse shkruan "extra vergine", sepse kjo garanton se vaji është vaj i freskët, i shtrydhur nga ullinjtë dhe nuk posedon kurrfarë aditivi kimik. Një lugë vaj ulliri para kafjallit zbut lukthin dhe parandalon lajmërimin e të thatit, derisa shpëlarja e gojës herët në mëngjes parandalon sëmundjet e ndryshme që mund ta prekin mishin e dhëmbëve.

Po ashtu, vaji i ullirit rregullon krijimin e kolesterolit dhe mbron zemrën, derisa përqendrimi i lartë i vitaminave E mbron organizmin prej radikalëve të lirë. Kjo nuk është e tëra. Studiuesit grekë pohojnë se përdorimi i vajit të ullirit në ushqim është eliksir i bukurisë, shëndetit dhe jetëgjatësisë.

(Kosova Sot Online)