Shëroni dhimbjet e fytit në mënyrë natyrale

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 09:49
Shëroni dhimbjet e fytit në mënyrë natyrale

Me verën e nxehtë, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ftohemi, përkundrazi. Porsa të dalin rrezet e diellit, ne relaksohemi. Nëse keni dhimbje fyti, ne kemi mënyrën e duhur për ta shëruar. Para se të vraponi në barnatore provoni ta shëroni në mënyrë natyrale.

Pos sherbelës, eksitojnë edhe disa ilaçe natyrale me të cilat mund t'i zbutni dhimbjet në fyt. Një nga ilaçet më të shpeshta është një lugë mjaltë dhe një rriskë limoni në ujë të ngrohtë. Fytin duhet ta ngrohni dhe furnizoni me materie ushqyese.. opsioni i dytë i dëshmuar është shpëlarja e fytit me tretjen e njelmët. Kjo është përzierja e duhur për këtë periudhë kohore, sepse shëron dhimbjet e fytit që shkaktohen si pasojë e ajrit të thatë apo alergjitë. Efekti do të jetë edhe më i mirë nëse në ujë shtoni edhe një lugë jamballi. Fytin mund ta shpëlani edhe me uthull të mollës, por duhet të ketë prejardhje natyrale. Një recetë e vjetër është edhe ta lagni një leckë me alkool dhe ta mbështillni fytin.

(Kosova Sot Online)