Mos merrni ibuprofen nëse shkoni në palestër dhe dëshironi trup të theksuar

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 10:13
Mos merrni ibuprofen nëse shkoni në palestër dhe dëshironi trup të theksuar

Të rriturit që duan të theksojnë trupin dhe të janë në formë duhet të qëndrojnë larg nga ibuprufeni, sugjeron studimi i fundit. Nëse merrni rregullisht këtë pilulë ët lirë do të ngadalësoni rritjen e muskujve dhe nuk mund të ngrini pesha të rënda në palestër. Hulumtuesit suedez kanë gjetur fakte se ilaçi, , që intereferon me procesin e shërimit të muskujve, i ndalon ata qpë të rriten gjatë punës. Dr Tommy Lundberg, i cili vjen nga "Karolinska Institutet" në Stokholm, ka qëndruar prapa këtij studimit shumë interesant. Ai ka thënë: 'rezultatet tona sugjerojnë të rinjtë që ngrijnë pesha dhe që duan të rritin masën muskulore se duhet të shmangin dozat e mëdha të ilaçeve kundër inflamacioneve.

Rezultatet në mënyrë ekstreme janë të rëndësishme pasi që ilaçet kundër inflamacioneve janë shumë të përhapura në mbarë botën. Për studim, pjesëmarrësit ishin të ndarë midis moshave 18 dhe 35, në dy grupe. Njërës i ishte dhënë dozë e lartë me ibuprufen e të tjerëve një dozë e ultë me aspirina për çdo ditë, tetë javë rresht. Efektet e ngecjes ishin vërejtur te ata që kishin marrë ibuprufen.

(Kosova Sot Online)