Kërkoni ilaç për sytë e lodhur: Shpëtimi është në kuzhinë!

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 12:39
Kërkoni ilaç për sytë e lodhur: Shpëtimi është në kuzhinë!

Jeta me stres mundet të lërë gjurmë në sytë tuaj. Kur kemi shumë probleme ose jemi tepër të lodhur, ngarkojmë jo vetëm shpirtin dhe trupin, por edhe sytë.

RRISKAT E TRANGULLIT

Ndihma natyrale fshihet në kuzhinë. Trangujt janë perime e njohur për sytë e lodhur. Rriskat e ftohura të trangullit aplikojini në sy për çdo mëngjes. Kështu i freskoni sytë dhe pakësoni ënjtjet e tyre. Përdoreni porsa ta preni dhe e lini në sy për 20 minuta.

QESKAT E ÇAJIT

Tanina në çaj bën mrekullinë, sepse shtrëngon dhe forcon lëkurën. Për këtë tretman mund të përdorni cilindo çaj, por sugjerohet çaji i gjelbër. Çaji nuk vlohet, por vetëm mbahet në ujë të ftohtë për disa minuta. Pasi ta keni shtrydhur ujin tepricë, aplikojeni qesen në sy dhe e mbani për 10- 15 minuta.

LUGA E FTOHTË

Krejt çfarë është e ftohtë apo e ngrirë ju ndihmon syve të lodhur. Madje edhe një lugë e ftohtë jep rezultate pozitive për sytë tuaj. Nëse dëshironi ta provoni, gjatë natës i mbani dy lugë në ngrirës, pasi të jeni zgjuar i aplikoni në sy dhe i mbani derisa të ngrohen.

(Kosova Sot Online)