Cili mjaltë është më i mirë kundër kollës, e cili kundër thartirës së lukthit?

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 12:32
Cili mjaltë është më i mirë kundër kollës, e cili kundër thartirës së lukthit?

Te proceset e ndryshme inflamatore, duhet ta përdorni xhenxhefilin në kombinim me mjaltë dhe limon. Përziejeni një lugë të çajit xhenxhefil pluhur me 200 g të mjaltit të kristalizuar të luleve, apo lulediellit dhe 1 lugë të kësaj përzierjeje shtojeni në 2 dl limonadë, duke e pirë menjëherë. Kjo ndihmon kundër kollitjes, ftohjes dhe gripit.

Kundër thartirës në lukth mjalti merret dy orë para buke, e shkrirë në ujë të vakët. Te gastriti kronik mund të përdoret mjalti i livadhit, apo ai i mentës. Duhet marrë nga goja, 1 - 2 g në ditë, për kg të peshës trupore, më së shumti 20 deri 30 ditë. Për fyt dhe sinuse mjalti në "fole" ndihmon nëse 5-6 herë në ditë, përtypni mjaltin dhe "folenë" e saj, e më pas "folenë" nuk e përpini, por e hidhni jashtë.

(Kosova Sot Online)