Ekspertët shpjegojnë pse duhet të hani shegë

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 09:38
Ekspertët shpjegojnë pse duhet të hani shegë

J së thatë. o vetëm se është e shijshme, por shega është pemë shumë e shëndetshme. Ja për çfarë gjithçka shega është e dobishme. - Është e pasur me materie ushqyese. Vetëm një gotë me fara të shegës përmban 30 për qind të përmbushjes së nevojave ditore me vitamina C, si dhe 36 për qind vitamina K, 16 për qind vitamina B9 dhe 12 për qind kalium. - Ul shtypjen e gjakut: Konsumimi i rregullt i shegës ul shtypjen e gjakut për vetëm dy javë. - Ndihmon në luftën kundër artritit dhe dhimbjeve në nyja: Shega parandalon formimin e enzimave që dëmtojnë nyjat. - Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës: Kjo pemë me të madhe e ul nivelin e kolesterolit në gjak, teksa rregullon edhe qarkullimin.

Përmirëson kujtesën: Shega sugjerohet si një lloj terapie të sëmurëve nga Alzhaimer-i. - Ngrit nivelin e hemoglobinës: Si luftues kundër anemisë, lëngu i shegës u sugjerohet të gjithëve me këtë gjendje. - Insulinë natyrale: Kjo pemë është një nga pemët e rralla të ëmbla që është e dobishme për personat që vuajnë nga diabeti. - Ul rrezikun nga kanceri: Hulumtimet kanë treguar se shega më s shumti i kundërvihet kancerit të prostatës dhe atij të gjirit.

(Kosova Sot Online)