
Dëshira për ushqim të njelmët mund të jetë problem me veshka

Trupi gjithmonë ju dërgon sinjale kur diçka nuk është në rregull, e ju mbetet juve ta dëgjoni. Herën tjetër kur vëreni diçka të pazakontë, këshilloni mjekun. Këto janë disa shenja që i injorojmë.
LËKURË E THATË
Kjo gjendje më së shpeshti shfaqet te mungesa e vitaminave E, e për ta kompensuar mungesën e tij, hani fara, arra,spinaq, lakër jeshile, vaj bimor, peshk dhe vezë.
BRISHTËSI E FLOKUT DHE THONJVE
Mungesa e vitaminave D dhe kalciumit është shkaktari më i shpeshtë i flokut dhe thonjve të brishtë. Prandaj, konsumoni prodhime të qumështit, patate, brokol dhe drithëra.
NEVOJA PËR ËMBËLSIRA
Sistemi nervor është i lodhur dhe ka nevojë për zamër që ia siguron energjinë e mjaftueshme për të funksionuar. Merrni mjaltë ose çokollatë të zezë.
DËSHIRA PËR USHQIME TË THARTA
Mëlçi të sëmura ose fshikëza e urinës ju dërgojnë sinjale në këtë mënyrë se janë të sëmura.
GJAKRRJEDHJA E MISHRAVE TË DHËMBIT
Nëse të gjithë dhëmbët i keni të shëndetshëm dhe kujdeseni mirë për higjienën e tyre, me siguri se në pyetje është mungesa e vitaminave C.
DËSHIRA PËR USHQIM TË NJELMËT
Inflamacionet në sistemin urinar dhe problemet me veshka dinë ta manifestojnë një gjendje si kjo.
(Kosova Sot Online)