Disa arsye pse duhet të hani rrepkën

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 09:03
Disa arsye pse duhet të hani rrepkën

Rrepka është e pasur me fibra, vitmana C, acid folik, kalium, e përmban shumë pak kalori, kështu që janë të hatashme për pastrimin e organizmit.

LUFTON KANCERIN

Shkencëtarët indianë kanë zbuluar se ky ushqim nxit apoptozën, me fjalë tjera, vret qelizat e kancerit. Marrë parasysh sasinë e fibrave dhe vitaminave që përmban, kjo perime është e shkëlqyeshme në luftën kundër kancerit. Pos kësaj, me sukses "sulmon" edhe qelizat e kancerit në veshka, lukth dhe gojë.

PASTRON ORGANET E FRYMËMARRJES

Rrepka ndihmon te sëmundjet kronike të organeve të frymëmarrjes, dhe ndikon si inhalues natyral. Pozitivisht ndikon në sekretimin e mukozës nga organet e frymëmarrjes, kështu që u sugjerohet të gjithëve që kanë problem me hundën e bllokuar, inflamacionet e shpeshta dhe inflamacionet e organeve të frymëmarrjes, atyre që vuajnë nga astma dhe bronkitisi.

FORCOJNË ZEMRËN DHE RREGULLOJNË SHEQERIN NË GJAK

Fibrat, vitaminat dhe mineralet nga rrepka përmirësojnë shëndetin e sistemit kardiovaskular, sepse ul kolesterolin, parandalon diabetin, rregullon shtypjen e gjakut dhe gjakun në sheqer.

(Kosova Sot Online)