Ky eliksir-bombë jua përmirëson pasqyrën e gjakut

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 11:10
Ky eliksir-bombë jua përmirëson pasqyrën e gjakut

Pakësimi i hemoglobinës në gjak, zvogëlon kapacitetin e gjakut të bart oksigjenin dhe sjell deri tek anemia. Në mjekësinë popullore ekzistojnë shumë receta për rritjen e hemoglobinës në gjak. Kjo bombë me vitamina ose eliksiri shërues mund të përgatitet lehtë dhe thjesht.

PËRBËRËSIT

200 ml mjaltë 200 gr bërthama të arrave 200 gr rrush të thatë 200 ml lëng nga karotat 200 ml lëng panxhari 2 limonë

PËRGATITJA

 Pastroni limonët. I ndani përgjysmë dhe nxirrni farat. I bluani me lëvore, i vendosni në një kavanoz nga një litër. Në masën e limonëve të bluar shtoni mjaltin, lëngun e shtrydhur të limonit dhe lëngun nga karotat e shtrydhura. I përzieni. Më pas në këtë masë shtoni arrat dhe rrushin e thatë të bluar. I përzieni përsëri. Do të fitoni rreth 1 kg masë shëruese të shijshme. Ta ruani në kavanoz, në frigorifer. Merreni tri herë në ditë nga një lugë, para ushqimit.

(Kosova Sot Online)