Shëroni inflamacionet e sinuseve me dy përbërës

  • E.k /
  • 03 October 2023 - 12:57
Shëroni inflamacionet e sinuseve me dy përbërës

E kziston një recetë popullore për dhimbjen dhe inflamacionin e sinuseve.

ILAÇI NATYRAL PËR SINUSET

Ky ilaç natyral është shumë efikas kundër hundës së bllokuar dhe inflamacioneve. Pos se është efektiv, po ashtu është e lehtë ta përgatisni. Bluani pak rrikë dhe e lini në kavanoz të qelqit. Mbusheni me gjysmë litër uthull organike të mollës dhe e mbyllni fort. E lini të qëndrojë për dhjetë ditë në temperaturë të dhomës, duke e përzier kohë pas kohe. Pas dhjetë ditëve, e hapni kavanozin dhe e thithni aromën për rreth pesë minuta, disa herë në ditë. Tretmanin ta përsëritni pesë ditë. Nëse është e nevojshme edhe më shumë, por jo më gjatë se dy herë në muaj. Receta e dytë për shërimin e inflamacioneve të sinuseve është të vendosni 50 gr rrikë të gërryer në gjysmë litër ujë të vluar. Kur masa të ketë vluar, e hiqni nga zjarri dhe bëni inhalim, duke e mbuluar kokën me peshqir.

SI E PARANDALON RRIKA INFLAMACIONIN E SINUSEVE?

Rrika si ilaç popullore përdoret me shekuj. Përmban vaj që shpëlan, që ka efekte që lufton bakteret. Po ashtu, është e pasur me vitamina C, kalcium, kalium, magnez, fosfor, glutaminë, glukozë, sulfate dhe vaj eterik. Sa i përket bllokimit të hundës, rrika ndihmon trupit tuaj në heqjen qafe të mukozës.

(Kosova Sot Online)