Banania e zier me kanellë -më e fortë se tableta kundër gjumit

  • E.K /
  • 04 October 2023 - 09:16
Banania e zier me kanellë -më e fortë se tableta kundër gjumit

Gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme si ankth, stres dhe depresion. Nëse mendoni për gjërat që duhet t'i bëni gjithë ditën, për familjen apo punën, mendja juaj zhvillon mendime të tepërta dhe nuk mundeni lehtë ta ndaloni trurin tuaj. Kjo është një recetë e thjeshtë që ka shije të këndshme dhe bën mrekullinë. Bananet, përkatësisht lëvorja e tyre është sidomos e pasur me magnez dhe kalium. Mbani mend që banania duhet të jetë organike.

PËRBËRËSIT

 1 enë me ujë 1 banane organike Kanellë Bananen së bashku me lëvore e hidhni në ujë të vluar. E lini të vlojë për 10 minuta. E kulloni dhe hidhni kanellën pluhur sipër. Përzierjen e pini një orë para se të shkoni në gjumë. Po ashtu, bananen e zier mos e hidhni, por mund ta hani.

(Kosova ot Online)