Vaji i kërpit dhe i arrave, ushqim i domosdoshëm për ta mbrojtur shëndetin

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 10:21
Vaji i kërpit dhe i arrave, ushqim i domosdoshëm për ta mbrojtur shëndetin

Vajrat e fituara nga farat e ndryshme janë të domosdoshme për ushqimin e përditshëm.

AMINOACIDET OMEGA-3 DHE OMEGA-6

Mungesa e shumëfishtë e aminoacideve omega-3 dhe omega-6 mund të shkaktojnë sëmundjet si diabeti, tipi 2, artirtin dhe sëmundjet e palcës kurrizore, mëlçisë dhe kancerin. MST/ Vaji i kërpit Edhe pse nuk është vaji i vetëm që e mbron shëndetin, vaji i kërpit është shumë popullor. Është një nga llojet e rralla të vajit që është e pasur me aminoacidet e ndryshme. Shumë studime kanë dëshmuar se përfshirja e vajit të kërpit në ushqim e forcon sistemin imun dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme të organizmit. Po ashtu, është dëshmuar se pozitivisht ndikon kundër dhimbjeve, inflamacioneve dhe parandalon sëmundjen e kancerit dhe Alzheimer-in.

VAJI I ARRAVE

Ka shije të këndshme dhe është i pasur me nutriente, prandaj duhet përfshirë në kuzhinë. Ndikon kundër inflamacioneve e përmban shumë vitamina dhe minerale që me efektin e tyre të kombinuar e pakësojnë rrezikun kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Po ashtu, përdoret për mbrojtjen e enëve të gjakut dhe nga arteroskleroza si dhe nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak.

(Kosova Sot Online)