Thana, sa shëruese, aq edhe e shijshme

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 10:19
Thana, sa shëruese, aq edhe e shijshme

Në popull njihet fare mirë domethënia e thanës, si popullore që nga kohërat antike. Rritet pothuajse gjithkund. Lulëzon në shkurt e mars, e piqet në fund të tetorit. Frutat kanë ngjyrë të kuqe të errët, me shije të thartë-ëmbël. Përmbajnë sasi të konsiderueshme të sheqerit natyral, acid organik, pektinë, taninë dhe sidomos shumë vitamina C. frutat mund të hahen në gjendje të freskët, të ngrihen, thahen apo të përgatitet pekmez, marmelatë, komposto, lëng pemësh. Megjithëse është shumë e shëndetshme dhe shëruese, e po ashtu edhe e shijshme, thana nuk shfrytëzohet mjaftueshëm.

Secila pjesë e saj është e shërueshme: fryti, gjethet, lëvorja, lulet. Ndikon mirë në shërimin e fytit, pagjakësisë, fruthit, sëmundjes së veshkave, diarresë, hemorroideve, diabetit, si dhe përdoret për shërim më të shpejtë të plagëve. Pjesa e frytit dhe vaji nga farat mund të përdoren për rigjallërimin e lëkurës dhe mukozën. Lëngu, pekmezi, çaji dhe prodhimet nga thanat e pjekura ndihmojnë te diarreja dhe organet tjera për tretje. Nëse pos çrregullimit në punën e zorrëve dhe diarresë shfaqet edhe gripi, sugjerohet të pini çaj nga lëvoret e thanës.

(Kosova Sot Online)