Bimët që zbutin dhimbjet në nyja

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 11:30
Bimët që zbutin dhimbjet në nyja

Dhimbjet në nyja më shpesh i hasim te personat e moshuar.Mund të shfaqen si pasojë e proceseve infektuese,të përcillen e skuqje,ënjtje, zvogëlim të funksionimit të nyjave,dhimbje dhe ndjeshmëri.Disa simptoma tjera,më pak të shpeshta mund të jenë dhimbjet e kokës, mungesa e oreksit,nivel i ulët i energjisë dhe dhimbjet në muskuj.Toksinat dhe mbetjet që rrethojnë trupin mund të jenë shkaktari.Disa bimë mund të ndihmojnë në largimin e helmeve dhe të mbetjeve.Do ta përmirësojnë punën e veshkave,sistemit tretës,shtojnë qarkullimin e gjakut.

RRËNJA E ÇIKORES

Të gjithë ekspertët këshillojnë shtimin e konsumimit të aminoacideve. Rrënja e çikores përmban sasi të lartë me aminoacide, që kësaj bime i dhurojnë përbërës kundër inflamacioneve. Rrënja e çikores mund të konsumohet pa përpunim termik paraprak, mund ta thani dhe t'ua shtoni gjellëve apo ta vloni me ujë dhe të përgatitni çaj, supë. Rrënjën e çikores mund ta gjeni edhe në formë të suplementeve, më së shpeshti në kapsula. Ekspertët theksojnë se bima e freskët është zgjedhje më e mirë, sepse trupi ia del t'i absorbojë të gjitha materiet ushqyese, derisa te suplementet disa vetëm do t'i sekretojë përmes urinës.

KURKUMA

Kurkuma gjithnjë e më shumë po përfshihet në ushqimin e të gjithë neve. Ajo është shumë efikase në zvogëlimin dhe parandalimin e lajmërimit të infeksioneve kronike. Ka të njëjtin efekt sikurse ilaçet kundër dhimbjeve, që është lajm i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga problemet me lukth, sepse kurkuma nuk e irriton atë, siç bëjnë disa ilaçe. Kjo erëz mund të ndihmojë edhe në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, kataraktin dhe Alzheimer-in. Ekspertët kanë vërtetuar se personat që vuajnë nga artriti reumatoid dhe për çdo ditë e konsumojnë kurkumën, ndjejnë më pak dhimbje në nyja.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili ka efekt kundër reumës dhe ka ndikim kundër inflamacioneve, që tash e mijëra vite përdoret në mjekësinë popullore. Ekstraktet e xhenxhefilit bllokojnë lirimin e radikalëve të lirë, e po ashtu ndihmojnë edhe në shfaqjen e infeksioneve kronike në trup. Lajmi i mirë është se xhenxhefili nuk shkakton efekte të dëmshme negative. Po ashtu, mundeni të përgatitni edhe çaj.

FARAT E LIRIT

Farat e lirit janë burim i hatashëm për aminoacide omega 3, janë të rëndësishme për mbajtjen e sistemit imun. Po ashtu, ndihmojnë në luftën kundër proceseve inflamatore. Provoni që për çdo ditë të hani së paku dy lugë fara të bluara të lirit. Farat e lirit nuk keni pse t'i ngrohni, sepse do të shkatërroni efektin e aminoacideve omega 3. Nëse keni pengesa në lukth, më mirë do të ishte të përdorni vajin e farave të lirit, e jo vetë farat.

(Kosova Sot Online)