Bima që pastron mëlçinë dhe veshkat

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 10:41
Bima që pastron mëlçinë dhe veshkat

Bima Berberis vulgaris është efikase te inflamacioni i qeses së vrerit me dhembje të forta në shpinë. Kjo bimë, përpos kësaj, eliminon edhe mbajtjen e dhembeshe të urinës në organizëm dhe dhembjet në kanalin urinar, duke përmirësuar punën e përgjithshme të veshkave. Kjo bimë e ka prejardhjen nga Afrika veriore dhe nga disa zona të Azisë. Gjendet deri në 1.200 metra të lartësisë mbidetare. Është edhe bimë e hijshme, lule dekorative.

Gjethet shëruese të kësaj bime mblidhen gjatë gushtit dhe shtatorit, kurse korja dhe kërcelli mblidhen në vjeshtë të vonë, apo në pranverë të hershme. Kokrrat e kësaj bime thahen në ajër të pastër, apo në diell. Kjo bimë ka veprim antibakterial, duke shkatërruar me sukses bakterin Helikobakter pilori, që është shkaktar i gastritit dhe ulcerës në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Disa studime kanë treguar se kjo bimë është efikase edhe kundër ekzemës, shëron plagët, psoriazën, reumën, etj. Çaji përgatitet nga korja e tharë e kësaj bime, duke e përvëluar atë.

(Kosova Sot Online)