Ushqimet që djegin dhjamërat në mënyrë të natyrshme

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 12:40
Ushqimet që djegin dhjamërat në mënyrë të natyrshme

Mbipesha ekstreme, apo obeziteti, është njëri ndër problemet më të mëdha i shëndetit publik. Për këtë shkak, çdo informatë rreth shkrirjes së dhjamërave të tepërta është e mirëseardhur,transmeton Gazeta Kosova Sot.

1. Çaji i gjelbër

Nuk ka dyshim se kjo pije është njëra ndër pijet që më me sukses shkrin dhjamërat e tepërta. Sikur edhe çaji i zi, çaji jeshil ju ndihmon që ta mbani peshën tuaj nën kontroll, meqë ua përshpejton metabolizmin, zvogëlon absorbimin e dhjamit nga zorrët, si dhe rritë eliminimin e dhjamit. Mesatarisht, çaji i gjelbër djeg midis 35 dhe 43% më shumë dhjam sesa pijet e ngjashme.

2. Produktet e qumështit

Falë kalciumit, disa produkte të qumështit pengojnë sekretimin e hormonit kortizol, një hormon i cili shkakton grumbullimin e dhjamit në bark. Për shembull, qumështi me pak yndyrë e zbërthen dhjamin shpejt, për çka sugjerohet që ai të konsumohet nga obezët, në mënyrë që të humbin deri në 70% më shumë peshë sesa të tjerët, që nuk e konsumojnë atë.

3. Agrumet

Ushqimet që përmbajnë nivele të larta të vitaminës C, e përshpejtojnë metabolizmin tuaj, gjë që shkakton humbje më të madhe të dhjamit. Po ashtu, agrumet preferohen edhe te sëmundjet, si anemia, ftohja, apo për ta mbajtur nën kontroll kolesterolin në gjak.

4. Specat djegës

Disa studime të reja kanë treguar se kapsaicina, një përbërës kimik që gjendet në specat djegës, ndihmon në shkrirjen e dhjamit. Por, specat përmbajnë edhe sasi të mëdha të vitaminës C, gjë që po ashtu ndikon në përshpejtimin e metabolizmit.

5. Kafja

Kafja është një substancë termogjenike, e cila ndihmon në eliminimin e dhjamit duke përshpejtuar metabolizmin dhe duke djegë kalori. Por, duhet pasur kujdes që të mos e teproni me kafe, meqë mund t’ju ngritet shtypja e gjakut dhe t’ju paraqitet takikardia.

6. Vezët

Konsumimi i dy vezëve në ditë, për kafjall, bllokon absorbimin e yndyrës. Për më tepër, vezët ju mbajnë të ngopur, gjë që bën që ju të hani më pak.

7. Mishi i kuq

Mishi i kuq stimulon djegien e dhjamit falë proteinave që i përmban, të cilat e detyrojnë organizmin që t’i përdorë rezervat e dhjamit për të prodhuar energji. Kjo vjen falë ndikimit të përbërësit karbitinë, e cila përpos që e përshpejton metabolizmin, e përmirëson edhe qarkullimin e gjakut.

8. Uji i ftohtë

Mund të duket e pabesueshme, por disa studime bëjnë me dije se konsumimi i ujit të ftohtë, ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, gjë që shkakton eliminim më të madh të dhjamit dhe kalorive. Më së miri është që të pini të paktën 500 ml ujë të ftohtë në ditë. 

(Kosova Sot Online)