Simptomat që tregojnë se venat dhe arteriet ju janë bllokuar

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 10:19
Simptomat që tregojnë se venat dhe arteriet ju janë bllokuar

Lodhjet dhe ngërçet gjatë ecjes, si dhe dhimbjet në ekstremitete janë simptoma të dhimbjeve të arterieve periferike (BPA). Ekspertët sugjerojnë se nëse kjo sëmundje nuk shërohet, sjell probleme tjera, kështu që është mirë me kohë t'i dalloni simptomat.

Ekspertët kanë thënë se këtë problem e shkaktojnë edhe arteriet e tkurrura në stomak, këmbë, duar dhe kokë. Më së shpeshti shfaqen në këmbë. Këta persona rrezikohen nga sulm në zemër dhe në kokë. Shkaktarët janë: hipertensioni, duhani, kolesteroli, mbipesha, mungesa e ushtrimeve fizike, diabeti. Simptomat: - dhimbje në këmbë gjatë ushtrimeve; - ndjenjë e të djegurave; - një pjesë e trupit më e ftohtë se pjesa tjetër; - plagët që vështirë shërohen; - humbja e qimeve në këmbë.

(Kosova Sot Online)