Supat e gatshme përshpejtojnë procesin e plakjes së trupit

  • E.K /
  • 18 October 2023 - 14:52
Supat e gatshme përshpejtojnë procesin e plakjes së trupit

Ushqimi me nivel të lartë të sheqerit, yndyrës dhe dhjamit përshpejton plakjen sepse dëmton qelizat, kanë zbuluar shkencëtarët. Një ushqim i tillë është stresues dhe më shpejt e shkakton plakjen fizike të organizmit sepse nxit proceset inflamatore në trup.

Supat e gatshme janë shumë popullore sepse shpejt përgatiten dhe deri diku dhe janë të shijshme, por në një pjatë mund të mbajnë midis 800 deri 1.000 mg natrium, e kjo ndikon në ënjtje dhe mbajtjen e lëngjeve. Ky është një presion i madh për trupin, thotë ekspertët dhe në masë të madhe dëmton qelizat. Ushqimet që shpejtojnë plakjen: Picat, supat e gatshme, ëmbëlsirat Ushqimet që përtërijnë: Pemët, perimet, qumështi, arrat, lajthitë, bademi, peshku.

(Kosova Sot Online)